Nga Shqipëria / E Enjte 14 Dhjetor 2017, 19:07

Zaimina zbulon padashur gjininë e fëmijës, ja çfarë po pret këngëtarja

Prej kohësh është bërë e ditur se këngëtarja e njohur Zaimina është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Ajo shpesh ka postuar fotografi të ndryshme ku shfaqet me barkun e fryrë dhe të themi të vërtetën shtatzënia i ka dhënë shumë nur, duke e bërë nënën më të bukur në botë.

Këtë herë Zaimina na tregon në rrjetin e saj social, Instagram se ka marrë një dhuratë nga një miku i saj për foshnjën e saj që po pret. Por duke na treguar dhuratën duket se na ka treguar edhe gjininë e bebit. Nga ngjyra e rrobave të bebit, kuptohet se këngëtarja do të bëhet nënë e një djali.