Nga Shqipëria / E Enjte 23 Qershor 2022, 17:05

Dafina Zeqiri publikon bisedën me regjisoren shqiptare dhe fjalët e saj të fundit

Regjisorja e njohur shqiptare Vjosa Berisha humbi sot betejën me kancerin duke ndërruar jetë në spitalin University College Hospital në Londër. Lajmin e bëri të ditur bashkëshorti i saj Fatos Berisha në rrjetet sociale.

Vdekja e saj ka prekur të gjithë opinionin publik dhe shumë kanë reaguar të tronditur nga lajmi në rrjetet sociale. Një prej tyre është dhe këngëtarja Dafina Zeqiri e cila nëpërmjet një InstaStory ajo ka publikuar bisedën e saj të fundit me Vjosën.

“Vazhdo të shkëlqesh. Spo gjej fjalë si për nënën time, sa të forta jeni dhe si nuk e tregon si ke qenë apo je lënduar. Gruaja është fuqi”, ka shkruar Dafina ndërsa Vjosa është përgjigjur: “Bash femra është një burim fuqie dhe e do të bëhet më e mira”.

“U prefsh në paqe o njeri i bukur”, shkruan Dafina krah bisedave.