Nga Shqipëria / E Enjte 23 Qershor 2022, 15:03

Armina Mevlani: Nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë

Së fundmi në "Goca dhe Gra" është diskutuar për vështirësitë që hasin gratë e divorcuara që kanë fëmijë për rigjetjen e dashurisë. Moderatorja Armina Mevlani është shprehur se nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë, nisur nga lidhja e saj me Shkëlzen Berishën. 

Ajo ka treguar se nuk e ka problem dhe nuk e sheh si sakrificë faktin që Shkëlzeni është baba i dy fëmijëve. Më herët Armina ka thënë se ka marrëdhënie shumë të mirë me ta. 

“Nuk e kam fare problem dhe nuk e shoh si sakrificë që ka fëmijë. Duhet të ndryshojë, këtë mesazh duhet të çojmë. Nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë”, ka theksuar moderatorja.