Nga Shqipëria / E Enjte 14 Dhjetor 2017, 18:06

Reperi shqiptar emocionon me fjalët kushtuar të atit 'Doja me ty dhe nënën t'më shkonte jeta'

Gord AG është një nga reperët e njohur në Shqipëri i cili në të vërtet quhet Arian Agushi. Ai ndryshe nga të tjerët ka pasur një histori shumë prekëse, pasi në fëmijërinë e tij ka humbur babin të cilit ja ka ndjerë shumë mungesën gjatë këtyre viteve.

Së fundmi reperi ka përlotur dhe e emocionuar të gjithë fansat me një dedikim që ka bërë për babin e tij, ku i ka shprehur keqardhjen që ai nuk ndodhet më me të dhe dëshirën e madhe që ai të ishte këtu duke u ndjerë krenar për të birin.

"Kisha dashtë që i vogël ma shum me t’pa me sy

Me një dor me mpas nana e me një dor me t’mbajt ty

Kisha dashtë që bashk me nis shkollën fillore

E me të gëzu babë me notat në fletore

Kisha dashtë që shqiponjën me ta pa mu në ballë

Se e di që aty do ishe babë po t’ishe gjallë Kisha dashtë me msu nga ti si shumë që i mësove

Eh veç Zoti e di o babë sa më mungove

Kisha dashtë me të tregu o ma i miri i ksaj bote

Se këtë karakter e kam nga zemra jote Kisha dashtë me ty e nanën t’më shkoj jeta

Por jo nuk ankohem se Zoti i di këto janë punët e veta

Nuk ankohem jo se kështu ishte caktimi

Të Allahut jemi dhe tek Ai prap është kthimi

14.12.2017 (25 vite pa ty babi)" ka shkruar Gold AG .

Kujtojmë se para një viti ai ka bërë edhe një këngë që ja ka dedikuar të atit, ku në klip është shfaqur duke qarë.