Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Qershor 2022, 19:07

Në gjendje të rënduar, Shakira shfaqet për herë të parë pas ndarjes nga Pique

Shakira është shfaqur për herë të parë pas lajmit se është ndarë nga bashkëshorti i saj Gerard Pique. Këngëtarja u fotografua teksa shkonte me makinë për në shtëpinë e saj në Barcelonë.

Me një grim minimal dhe në gjendje të rënduar, Shakira nuk buzëqeshi aspak.

Gerard dhe Shakira konfirmuan fundin e martesës së tyre 11-vjeçare muajin e kaluar.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”, deklaroi çifti, të cilët janë prindër të djemve Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë vjeç.