
Mediat turke bëjnë të ditur se çifti turk Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen është në pritje të një fëmije. Sipas pretendimeve, aktorja bukuroshe është 2 muajshe e gjysmë shtatzënë.
Megjithatë, çifti akoma nuk e ka konfirmuar lajmin e ëmbël.
Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen, u njohën në xhirimet e serialit “Çal?ku?u” në vitin 2013, miqësi kjo që me kalimin e kohës u kthye në dashuri. Çifti u martua në vitin 2017, ndërsa në vitin 2019 ata u bekuan me ardhjen në jetë të të birit, Karan.
Burak Özçivit u bë një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar me rolin e tij në serialin turk “Osmani” në Tv Klan.