Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Qershor 2022, 16:04

1 muaj pasi bënë lidhjen publike, Laureta ankohet për Robertin

Një muaj më parë Roberti vendosi që lidhjen e tij të re ta bëjë publike, duke treguar dhe që bëhet fjalë për diçka serioze. Vajza në fjalë quhet Laureta Maqedonici dhe dyshja është bashkë prej disa muajsh.

Lidhja mes tyre duket se po shkon më së miri. Bukuroshja nga Prishtina është duke e shoqëruar Robertin në thuajse çdo mbrëmje muzikore. Tani nuk mungojnë as postimet e tyre bashkë.

Në të fundit Laureta është ankuar pasi Roberti nuk e lejon të bëjë video. Ai shfaqet prapa saj duke bërë fytyra qesharake dhe të dy qeshin.

“S’të len me bo nje video”, shkruan Laureta.