
Të gjithë njerëzit janë të ndarë në tre persona ata që mendojmë se jemi, ata që mendojnë të tjerët dhe ata që jemi në të vërtetë. Për të pasur një vetëndërgjegjësim më të mirë duhet me patjetër të mësojmë jo vetëm imazhin që kemi për veten por edhe përshtypjet që ne krijojmë tek të tjerët.
Shumë psikolog mundohen që ti bëjnë njerëzit të kuptojnë personalitetin e tyre nëpërmjet situatave të ndryshme të cilat u japin atyre mundësi për të shprehur diçka më tepër nga vetja e tyre.
Në rastin tonë ne kemi një skenar dhe do t’ju bëjmë një pyetje. Mes opsioneve për përgjigjen ju duhet të zgjidhni vetëm njërën prej tyre atë që do t’ju identifikojë më shumë.
Testi:
Imagjinoni sikur ditën e nesërme ju jeni pushim dhe nuk duhet të punoni as të çoni fëmijët në shkollë as të bëni punë shtëpie ose pazar. Nuk duhet të shqetësoheni për asgjë në atë ditë pasi ju nuk keni asgjë për të bërë.
Pyetja është: Çfarë do të bëje nesër në ditën tënde të lirë?
Përpara se të përgjigjeni kontrolloni një herë opsionet që ne ju ofrojmë dhe zgjidhni atë që u identifikon më mirë.
10 mundësi
1 –organizimi i një takimi me miq të vjetër.
2 –imagjinoni sesi mund të përmirësohet bota.
3 –lojëra Puzzles
4 –të bisedosh me një mik.
5 – organioni festa.
Përgjigjet:
1. Nëse ju zgjidhni opsionin e parë atëherë ju jeni një person që pëlqeni të keni vëmendjen dhe të kënaqni të tjerët me aftësi tuaja të imitimit. Ju duhet të keni kujdes mos të humbisni komunikimin me personat e tjerë se për ndryshe do të përfundoni duke idealizuar marrëdhëniet.
2. Nëse keni zgjedhur të mendoni për të mirën e planetit tuaj atëherë jeni një person që e merrni shumë seriozisht punën dhe ju pëlqen që gjithmonë të jeni aty për të ndihmuar të tjerët. Ju jeni një person që të tjerët krijojnë shumë besim prandaj ju do bënit mirë të punonit në sektorin e psikologjisë, të marrëdhënieve me publikun ose si trajner. Nuk duhet të jeni shumë të detajuar ose tipa të rezervuar pasi kjo gjë mund t’ju shkaktojë vetminë e përhershme.
3. Zgjedhja juaj janë lojërat puzzle atëherë duhet të dini që jeni një person që mendoni shumë përpara se të zgjidhni diçka. Ju pëlqen të merreni me njerëzit por gjithmonë zgjidhni të thelloheni vetëm në gjërat që ju intereson.
4. Nëse keni zgjedhur të bisedoni me një mik ju jeni një person shumë i ndershëm dhe gjithmonë prireni të sakrifikoheni për të tjerët. Ju jeni shumë i kontrolluar dhe gjithmonë i evitoni konfliktet dhe ja dilni mjaft mirë me komunikimin.
5. Në qoftë se organizoni festa jeni tipa shoqërorë, ju pëlqen të jeni në harmoni me personat. Ju pëlqen të jeni mes njerëzish dhe e merrni shumë seriozisht mendimet e të tjerëve. Bëni kujdes të mos ndikoheni nga indiferenca e të tjerëve dhe përqendrohuni në marrëdhëniet me njerëzit që ju bëjnë mirë.
Burimi: Bota.al.