Nga Shqipëria / E Martë 21 Qershor 2022, 22:10

Nuk fshihen dot më, ndjekësit kapin detajin që konfirmon lidhjen e Megi Pojanit me Endri Çekiçin

Që prej ditës së djeshme në media po qarkullon lajmi se Megi Pojani është në një lidhje dashurie me futbollistin e Kombëtares, Endri Çekiçin. Sot duket se zërat janë konfirmuar.

Çifti ndodhet me pushime në Seychelles dhe nga atje Endri ka postuar foto me një palë syze dielli, të cilat e noxrrën zbuluar pasi ndjekësit vunë re menjëherë detajin që ka lidhje pikërisht me Megi Pojanin. Në xhamin e syzeve të tij duket Megi, e cila po shkrep foton.

Nuk kanë munguar edhe komentet e tilla si: "I qaka fotot Megi".

Kujtojmë që edhe dje çifti u shfaq në të njëjtën tavolinë duke darkuar.