Nga Shqipëria / E Enjte 14 Dhjetor 2017, 16:04

Shqiptarët të parët në listë që braktisin emigrimin dhe rikthehen në atdhe

Sipas Organizatës Ndërkombëtare e Migrimit, shqiptarët kryesojnë listën e emigrantëve që janë kthyer në atdhe.

Ata kanë dhënë lajmin se mjera shqiptar kanë braktisur vendet perëndimore duke u rikthyer përfundimisht në vendin e tyre.

‘IOM’ është një organizatë e cila u vjen në ndihmë emigrantëve duke  i ndihmuar ata në riatdhesim nëpërmjet disa hapave si blerja e biletave të fluturimit ose ndihmë gjatë udhëtimit dhe riintegrim të tyre në atdhe.

“Në vitin 2016, iu dha mbështetje 98,403 migrantëve që ktheheshin nga 110 vende pritëse ose transit.”  ka treguar organizata, dhe sipas tyre shqiptarët kryesonin listën dhe më pas vinin irakienët, afganët, serbët, shqiptarët e Kosovës etj.

Burimi: Joq.al