Nga Shqipëria / E Martë 21 Qershor 2022, 16:04

Këngët e saj janë dedikim për Donaldin? Beatrix flet hapur: Nuk kam punë tjetër, mjaft me...

Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë pas komenteve se dy këngët e saj të fundit, “Ma shumë se ti” dhe “Vonë” kanë qenë dedikim për Donald Veshajn.

Në një video live me Fifin këngëtarja ka sqaruar se këngët kanë qenë të shkruara më parë dhe se nuk kanë lidhje me historinë e saj.

Beatrix: Meqë më erdhi rasti, këto dy këngët e fundit që kam publikuar kanë qenë të shkruara më parë. Nuk kam pse të jap shpjegime, shpjegimet po i jepni vetë ju. Nëse do të jetë aty që e kam shkruar tekstin unë, atëherë flasim bashkë.

Fifi: Madje kënga “Ma shumë se ti” do të ishte e një artisti tjetër por nuk është bërë nga ajo. Informacion i sigurt!

Beatrix: Kështu që mjaft folët budallalliqe! Nuk është emri im aty, nuk ia dedikoj askujt.

Teksa një ndjekës i ka shkruar “gënjen”, Beatrix është përgjigjur: S’kam punë tjetër të gënjej, më kanë mbaruar të gjitha punët.