Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë. G.Xh ka dhunuar fizikisht vajzën 12 vjeçare, të cilën dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht 1 vit më parë.
"Abcnews.al" ka raportuar se gjatë pyetjeve në prani të psikologut, babai e ka tërhequr të bijën prej flokësh. Ndërsa ka rezultuar se ka abuzuar me të miturën duke e prekur dhe ngacmuar por nuk ka kryer marrëdhënie seksuale.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Xh., 47 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Qendër, Devoll, pasi në qytetin e Bilishtit ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë.
