Nga Shqipëria / E Enjte 14 Dhjetor 2017, 15:03

Bes Kallaku në dilemë mes 2 makinave super luksoze, kë të zgjedhi?

Bes Kallaku njihet për batutat dhe postimet e tij të ndryshme me humor që bënë vazhdimisht në faqen e tij në Instagram. Ditën e sotme aktori i humorit është shfaqur në një showroom të makinave luksoze, Lamborghini, ku është në dilemë mes dy super makinave.

Dhe si gjithmonë vendime e rëndësishme për jetën ai i merr me gjyshen e tij Ijen të cilën e ka pyetur edhe për blerjen e makinave.

“O Ije, kë të marr e kë të lë” ka shkruar aktori pranë fotos duke shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit e tij.

 

O Ije, ke te marr e ke te le???

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Ndërkohë pak momente më vonë ka postuar dhe një foto tjetër ku shkruan “Ja sa të mbaroj sanduiçin”, me shumë siguri pas mbarimit të sanduiçit ai do bëjë zgjedhjen e duhur. Po ju kë mendoni se duhet të zgjedh?

 

Ja sa tmaroj sanduicin hahahahahaha

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on