Tuna dhe Patrisi i kanë bërë të gjithë lëmsh me historinë e tyre. Ata së fundmi kanë qenë shumë të përfolur pasi u aludua një ndarje midis tyre që pas largimit të Tunës nga Kosova. Por asnjëri nga ata nuk ka dashur të reagojë për këtë lajm , dhe me anë të postimeve të ndryshme në Instagram i kanë bërë gjërat paksa të paqarta.

Si fillim ka qenë Patrisi ai i cili ka postuar një foto më djalin dhe Tunën ku ka shkruar ‘Lumturi’, por Tuna pak më vonë ka hedhur një foto vetëm me Tianin ku ka shkruar ‘Vetëm ne të dy’ duke i përforcuar në këtë mënyrë lajmet e ndarjes.
Nga ana tjetër teksa të gjithë po presim të marrim vesh të vërtetën, diçka që na ka tërhequr vëmendjen ka qenë një koment i ish vjehrrës së Tunës, mamaja e Ledri Vulës me të cilin Tuna para shumë vitesh ka qenë në një lidhje.

Xheraldina i ka komentuar këngëtares në foton e të birit “Me jetë të gjatë zemra e vogël”ka shkruar ajo në foto duke treguar në këtë mënyrë se marrëdhënia midis tyre vazhdon të jetë e njëjtë.



