Dy vite më parë Jonida dhe Besniku u bekuan me ardhjen në jetë të Emit. Vogëlushja sot feston ditëlindjen dhe Jonida ndau një nga fotot më të bukura me të bijën për ta uruar.

Jonida përshkruan sesi Emi i ndryshoi jetën asaj dhe Besnikut dhe i jep bekimet e saj si nënë.

“Sot ti e vogla ime bën 2 vjeç. Sa shumë të dua o mam! Kur ta pashë fytyrën për herë të parë, mendova që nuk ka emocion e lumturi më të madhe se aq, por ti po me fal emocione të reja çdo ditë! Je bota ime dhe e babit dhe përtej kësaj. Falenderojmë Zotin që na bekoi me qënien tënde. U rritsh e shëndetshme dhe e lumtur bekimi im”, shkruan Jonida krah një fotoje përqafuar me Emin.
