Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Qershor 2022, 17:05

E ka ngacmuar ndonjë politikan? Flet Sonila Meço

Gazetarja Sonila Meço, e ftuar në emisionin “Ndryshe” ka folur si rrallëherë edhe për tema që nuk i ka prekur në intervista të tjera. E pyetur nëse ka pasur politikanë që e kanë ngacmuar gazetaren, ajo tha: “Në studio nuk ka politikan që flirtojnë, jashtë studios kjo duhet diskutuar”.

Ndërsa nëse ka ndonjë politikan të preferuar, që nuk i bën pyetje provokuese, Sonila ka deklaruar:

“Pyetje i bëj, pavarësisht se i bëj ndonjëherë me kthesë, simpati jo nuk kam për politikanët jo, si njerëz po, ka njerëz të veçantë që janë në politikë, por si politikanë janë të përjashtuar vetvetiu nga simpatia. Unë kam kohë që nuk kam votuar, kam votuar vetëm në 25 prill, dhe votova djathtas. Jo se ishte programi djathtas por në një moment mendoja se ndryshimi ishte i nevojshëm”.