Nga Shqipëria / E Enjte 14 Dhjetor 2017, 13:01

Vesa Luma tregon shtëpinë e saj në Zelandë të Re, dhe është një mrekulli e vërtetë

Pas shumë lajmesh se ata të dy ishin ndarë, më në fund Big Basta dhe Vesa Luma u bashkuan dhe kanë nisur jetën e tyre të re në Zelandën e Re.

Menjëherë pas mbërritjes këngëtarja shqiptare ka treguar edhe shtëpinë e tyre të re. Ajo me anë të disa videove në insta story ka treguar banesën në kontinentin tjetër, dhe të themi të drejtën duket tamam si shtëpitë që kemi parë nëpër filma.

Në video shfaqet një shtëpi e madhe dhe e bardhë, me një oborr të madh ku duket Lian i lumtur duke luajtur me babin e tij.

“Duke pushuar  në shtëpi”- shkruan këngëtarja përbri pamjeve të publikuara.