Nga Shqipëria / E Enjte 14 Dhjetor 2017, 12:12

Ja kush është 47-vjeçarja durrsake që shfrytëzonte lokalin me qira për prostitucion.

Ditën e sotme është arrestuar në Durrës një 47 vjeçare e quajtur Shpresa Pisha, e cila akuzohet si ndërmjetësuese për një rrjet prostitutash.

Sipas autoriteteve, Pisha, kishte një lokal me qira në qytetin e Durrësit të cilin e përdorte për të gjetur klientët të cilët më pas i dërgonte në banesën  e saj pranë plazhit që të shkonin atje me disa gra që i shfrytëzonin si prostituta. Ajo bashkëpunonte me një shtetase me iniciale  Y.R e cila i lidhte me gratë.

Uniformat blu bëjnë me dije se ajo u merrte klientëve  50 mijë lek  të vjetra në natë për të përfitur  sex me gratë. Pisha dhe Y.P u arrestuan nga policia e Durrësit pas një hetimi dy mujor gjatë të cilit u kuptua se ajo shërbente si organizatore dhe ndërmjetësuese me klientët e lokalit.

Burimi: Ballkanweb