Nga Shqipëria / E Premte 17 Qershor 2022, 12:12

Xhemi Shehu i përgjigjet thashethemeve për ndarje: Pse e hoqa unazën

E ftuar sot në “Wake up”, Xhemi Shehu u ndal si rrallëherë të fliste për jetën private. Xhemi sqaroi se nuk është ndarë nga bashkëshorti siç po përflitej, por ka bërë thjesht një batutë kur iu referua vetes si “ish-gruaja e Visit”.

“Ishte një batutë, nuk jam ndarë, pavarësisht se nuk kam unazat. I heq herë pas here kur dua të lyej duart me krem në darkë dhe harroj t’i vendos. Unazat janë thjesht aksesorë”, tha Xhemi.

Sa i përket dy djemve të saj, moderatorja u shpreh: “Prindërimit nuk ia merr dorën asnjëherë. Fëmijët janë një zbulim i ri çdo ditë. Çdo ditë nxjerrin diçka të re. E gjej veten shpeshherë në situata që nuk di të sillem. Jam ‘tërhiq e mos e këput’, pra edhe duhet të jem liberale, edhe strikte”.