Enca është një nga këngëtaret që fama e saj ka filluar ti kalojë kufijtë e Shqipërisë. Ajo është shpesh e lakuar nëpër mediat online jo vetëm për talentin e saj por edhe për jetën private, si dhe fotot provokuese që poston shpesh në instagram.

Edhe pse është një nga artistet më të ndjekura shqiptare dhe numëron me milona fansa, edhe ajo vetë qenka fansia e zjarrtë e një këngëtari shumë të njohur.

Bëhet fjalë për J Balvin këngëtarin e njohur të këngëve latine, që mesa duket Enca e dëgjon me shumë dëshirë.

Ajo ka postuar në insta story një video ku shfaqet duke kënduar këngën e famshme të J Balvit dhe mbi të ka shkruar: "Nëse do duhej të dëgjoja muzikën e vetëm një këngëtari, ai do të ishe ti", i shkruan Enca J Balvin-it të cilin e ka etiketuar duke bërë kështu që kjo video atij t'i shkojë automatikisht në direct message.



