Nga Shqipëria / E Premte 17 Qershor 2022, 10:10

Rikthehet pas 6 vitesh Beyonce

Beyonce ka zbuluar për revistën “Vogue” se do të publikojë albumin e saj të ri “Renaissance” më 29 korrik. Albumi do të përfshijë: një CD, një bluzë, një mini-poster dhe një libërth me 28 faqe ku gjenden foto të saj.

“Beyonce është e uritur për revolucionin e radhës, të atillë që premton vizion, bukuri si dhe gjëra tjera ekstra, tërë kjo në edicionin e korrikut të vitit 2022 të Vogue”, ka shkruar redaktori i revistës Vogue Edward Enninful në Twitter.

Diva e muzikës albumin e fundit me titull “Lemonade” e publikoi më 2016.

40 vjeçarja para pak kohësh kishte konfirmuar se ka nisur punën për projektet të reja muzikore.

“Me gjithë izolimin dhe padrejtësinë gjatë vitit të kaluar, mendoj se jemi gati të arratisemi, të udhëtojmë, të duam dhe të qeshim sërish“, u shpreh artistja.