Nga Shqipëria / E Premte 17 Qershor 2022, 10:10

Ndarja nga Shakira/ Pique-s i ndodh gjëma

Pas ndarjes nga Shakira dhe skandaleve për një tradhti të mundshme, futbollisti i Barcelonës, Piques i ka ndodhur e papritura. Mediat raportojnë se ai ka humbur rreth 5 milionë ndjekës në Instagram. Konkretisht, profili i tij ka rënë me një milion ndjekës në ditë. Ndërkohë, Shakira fiton rreth 300,000 përdorues në ditë. 

Pique po has probleme edhe në karrierën e tij. Sipas sondazhit të fundit të Culemania, 63.3% e tifozëve besojnë se Pique duhet të tërhiqet ose të largohet nga klubi. Vetëm 17.1% e të anketuarve janë plotësisht në favor të vazhdimësisë së tij.

14.1% favorizojnë vazhdimësinë e Pique me kushtin që ai të jetë 100% fizikisht i përgatitur, ndërsa 5.4% e mbetur thonë se Pique duhet të ishte tërhequr nga Barça shumë kohë më parë.