Nga Shqipëria / E Enjte 16 Qershor 2022, 18:06

Ariana Fejzullahu shtatzënë për herë të pestë? Fotoja që ngjalli dyshimet

Në rrjet po përflitet se Ariana dhe Ermal Fejzullahu do të bëhen prindër për herë të pestë. Shkak për këto aludime është bërë një foto e publikuar në Instastory nga vetë Ariana.

Ajo shfaqet e veshur me një fustan gjumi dhe në sy bie barku pak më i fryrë se zakonisht.

Ariana nuk ka reaguar ende në lidhje me lajmet që po qarkullojnë lart e poshtë.  Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që bukuroshja po përflitet për shtatzëninë e pestë.