Kuriozitete / E Mërkurë 13 Dhjetor 2017, 18:06

Zgjidhni një nga imazhet dhe zbuloni cilësitë e karakterit tuaj.

Pak më sipër keni katër foto dhe puna juaj për sot është që të zgjidhni foton që ju tërheq më shumë. Zgjedhja juaj duhet të jetë në bazë të disa rregullave:

Ndiq intuitën tënde se cilën do të zgjedhësh.

Vendos atë që mendon të parën, pa u thelluar shumë në detajet e secilës foto.

Nëse pasi lexon shpjegimin, e gjen veten në ato cilësi, atëherë ke bërë zgjedhjen e drejtë.

Nëse ju zgjodhët foton e parë ajo që ju karakterizon është forca dhe lumturia. Ju keni kaluar në shumë situate të vështira të cilat shpesh herë e kanë vënë në diskutim forcën dhe besimin tuaj por ju asnjëherë nuk jeni dorëzuar pasi e dini që këto lloj situatash janë për të mirën tuaj dhe ju bëjnë të jeni njerëz më të fort. Ju jeni persona që nuk bëni dy herë të njëjtin gabim dhe gjithmonë e përballoni jetën me kurajo dhe shumë dashuri.

Nëse keni zgjedhur foton e dytë ajo që ju karakterizon është forca më e madhe e universit pra dashuria. Ju duhet të keni vullnet dhe të mos dorëzoheni përpara asnjë vështirësie pasi gjërat e mira duan kohë të vinë dhe i duruari është gjithmonë i fituari. Ju duhet të ecni përpara duke realizuar objektivat dhe ëndrrat tuaja dhe me shumë siguri shumë shpejtë do të keni dhe rezultate pozitiv.

Fotoja e tretë tregon se jeni një njëri shumë xhentil dhe i sjellshëm. Ju keni një zemër të madhe dhe bujare dhe përherë keni dhënë shumë për të tjetër. Ke dhënë shumë, por ka ardhur momenti që të presësh edhe gjërat e rezervuara për ty si një shpërblim për ato që ke bërë për të tjerët. Kjo foto të fton të bësh këtë gjë, të presësh nga të tjerët, aq sa ke dhënë për ta.

Fotoja e katërt tregon se ju karakterizoheni nga një mirësi e madhe dhe  jeni një person shumë i sinqertë. Ju nuk mund të qëndroni pranë dikujt që nuk janë të sinqertë. E meta juaj është se i gjykoni njerëzit nga gjendja ekonomike dhe nga pamja e tyre e jashtme. Ashtu siç kërkoni sinqeritetin tek të tjerët, nisni të kërkoni tek ta një shpirt të pastër, në vend të një fytyre të bukur, apo një portofoli që kushedi në çfarë mënyre është mbushur plot.