Nga Shqipëria / E Enjte 16 Qershor 2022, 15:03

Në Kosovë debat për 'Sunny Hill Festival', Dua Lipa për qejf

Në Kosovë ditët e fundit kanë plasur debatet për festivalin “Sunny Hill”, i cili vitet e kaluara është zhvilluar në Prishtinë ndërsa këtë vit do të mbahet në Tiranë. Dua Lipa nga ana tjetër ka zgjedhur që të relaksohet dhe të jetë larg këtyre debateve.

Këngëtarja është duke vazhduar turneun e saj nëpër botë me “Future Nostalgia” dhe kësaj radhe destinacioni i saj është Islanda.

Dua ka bërë një postim në Instagram ku shihet duke u relaksuar me një pamje mahnitëse në liqenet me ujëra termal.