Nga Shqipëria / E Enjte 16 Qershor 2022, 14:02

Zbulohet emisioni i ri veror i Rudina Dembacajt në TV Klan

Pasi "Klanifornia" do të marrë pushimet, Rudina Dembacaj nuk do të largohet nga ekrani. Përkundrazi aktoren do e shohim me një program veror në TV Klan.

Kryefjala.com ka zbuluar se Rudina do të sjellë së shpejti një program me humor dhe që personazhet që ajo do të ftojë do t’i vë në sfida të vërteta gazmore.

Burime pranë Tv Klan na bëjnë me dije se programi do të jetë një herë në javë dhe ky format ka qenë një ide e producentit, Turjan Hyska që është gjithashtu autor i programit të humorit, “Klanifornia”. Na mbetet të presim që Rudina të na zbulojë më shumë detaje.