Nga Shqipëria / E Enjte 16 Qershor 2022, 13:01

'Kepi i Tundimeve', zbulohen emrat që do shohim në programin veror me beqarë, plazh dhe bikini

"Kepi i Tundimeve" do mbajë emrin programi veror që do të nisë së shpejti në Top Channel. E ftuar në "Goca dhe gra", autorja Olsa Muhameti zbuloi 3 emrat e parë që janë pjesë e programit.

Konkurrentët do të qëndrojnë në dy vila me pishina dhe duhet t'i përmbahen rregullave të vendosura nga programi.

Fatjon Kuqari, Erjola Doci dhe Gabrieli, një djalë i huaj janë tre emrat e parë teksa më vonë do zbulohen edhe të tjerë.

"Kepi i Tundimeve është një program veror, ka plazh, natyrë të bukur, ka erotikë, romancë, nuk ka sherre. Janë 10 beqarë, 5 vajza, 5 djem të bukur që do rrinë me rrobabanjo gjatë gjithë kohës, që jetojnë me njëri-tjetrin. Ata e kanë marrë si një aventurë verore. Do jetojnë në 2 vila, por duhet të zbatojnë disa rregulla. Zbatimi i rregullave i bën ata të fitojnë çmimin final. Nëse i thyejnë rregullat nuk do të kenë mundësi të fitojnë. Nuk mund të bëjnë gjë me njëri-tjetrin sepse quhet thyerje rregullash. Çmimi final është 20 mijë euro. Qëllimi i programit nuk është të krijojë çifte. Programin e fiton ai që nuk ka thyer rregullat, pra që s’i ka rënë pre tundimeve", tha Olsa.