Nga Shqipëria / E Enjte 16 Qershor 2022, 12:12

Bora Zemani largohet nga 'Përputhen'? Flet Olsa Muhameti

Ditët e fundit në media është përfolur se Bora Zemanin nuk do e shohim më në moderimin e "Përputhen". Por sa e vërtetë është kjo?

E ftuar në "Goca dhe gra", autorja e programit Olsa Muhameti u shpreh se ka një të vërtetë tek ky lajm, por nuk është vendosur ende.

"Nuk është vendosur ende. Është diçka që nuk e kemi folur. Ne e kishim lënë të hanim një darkë me Borën, por nuk e hëngrëm sepse unë jam gjatë gjithë kohës në punë. Kështu që ka mbetur ta bisedojmë. Ka shumë fjalë, fjalët janë të vërteta, por vendimi nuk është marrë ende", tha Olsa.