Dj Sardi është treguar gjithmonë shumë i rezervuar rreth jetës private, por sot partnerja e tij ka festuar ditëlindjen andaj ai nuk ia ka kursyer një urim publik.

Sardi ka publikuar në rrjete sociale një foto me Jonisën kur kjo e fundit ishte në pritje të ëmbël. “Ne të duam vajza e ditëlindjes”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se dyshja u bënë prindër në janar të këtij viti. Jonisa solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Zais Denzel.



