Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Qershor 2022, 20:08

'Kam nevojë për më shumë kohë', Luana bën njoftimin e rëndësishëm: I përket shpirtit tim

Ditën e djeshme Luana Vjollca njoftoi se do të publikonte sot këngën e titulluar “A më ra”, duke thënë se është e bazuar në një histori të vërtetë. “Nuk është vetëm një këngë. Është një film vajzat në histori të vërtetë”, shkroi Luana.

Mirëpo, ditën e sotme moderatorja ka njoftuar se ka nevojë për më shumë kohë. Ajo nuk do të publikojë sonte as rrëfimin e rradhës në “Thuaje”, as këngën “A më ra”. Duke qenë se historia është shumë personale, Luana nuk ndihet ende gati emocionalisht.

“Sa vështirë…nuk po mundem ta publikoj rrëfimin dhe këngën “A më ra”…i përket shpirtit tim. Më falni, kam nevojë për më shumë kohë”, ka njoftuar moderatorja në rrjete sociale.