Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Qershor 2022, 18:06

'Ishte bombë', Antonela flet për ndarjen e Donaldit nga Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj i dhanë fund lidhjes menjëherë pas daljes nga “Big Brother VIP”, duke habitur jo pak publikun, e sidomos ata që besonin te dashuria e tyre.

Në grupin e këtyre personave bënte pjesë dhe Antonela Berisha, e cila ishte së fundmi e ftuar në “Wake Up”. Mes të tjerash, ajo foli dhe për ndarjen e dyshes duke e cilësuar si “bombë”.

"Ndarja e Donaldit me Beatrix ishte një bombë. Më futen dyshime, nuk paskam kuptuar asgjë”, tha Antonela.