Stresi vazhdon të komentohet shumë për jetën private. Pak kohë më parë ai u përfol për lidhje me një modele, por i mohoi lajmet. Megjithatë sot ka marrë vëmendjen sërish.
Këtë herë reperi ka postuar një foto ku shihet me dorën e kapur me një vajzë. Identiteti i saj nuk dihet, por Stresi duket se me këtë postim kërkon të tregojë se aktualisht është në një lidhje.

Mbrëmë ai festoi 35-vjetorin me një festë mes miqsh, ku nuk munguan fishekzjarret dhe lagia me shampanjë.

Me rastin e ditëlindjes reperi publikoi edhe këngën e tij më të re me titull "Coco".



