Modelja e njohur Arta Elezaj ka festuar ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë bukuroshja ka vendosur dhe të publikojë foton e parë me partnerin.

Krahas fotove të shumta nga ditëlindja, në sy ra ky postim ku Arta shfaqet me djalin që i ka marrë zemrën, por pa i zbuluar identitetin. Në foto duken vetëm këmbët e dyshes dhe një zemër që e ka shoqëruar storin.

Modelja ka treguar edhe dhuratën që i dashuri i saj i ka bërë, një buqetë e madhe me lule në formë zemre, mbi to shkruar emri i saj dhe një dedikim special.

“Urime bebi u bëfsh 100, të dua shumë", shkruhet në letër.



