Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Qershor 2022, 13:01

Anxhela Peristeri: Dua të përfaqësoj Greqinë në Eurovision

Anxhela Peristeri dëshiron të përfaqësojë Greqinë në Eurovision. E ftuar në “Natë me Aulonën”, këngëtarja u shpreh se e njeh kulturën greke meqë ka jetuar atje dhe do dëshironte ta përfaqësonte Greqinë në Eurovision.

"Do përfaqësoja vetëm Greqinë se e njoh kulturën dhe kam jetuar atje. Edhe pse kënga ime u orkestuar nga një kompozitor grek, nuk ka patur bisedime. Por do më pëlqente", tha Anxhela.

Sa i përket përfaqësimit të Shqipërisë këtë vit, artistja tha se Ronela ishte pjesëmarrësja më e mirë dhe e vetmja që meritonte të na përfaqësonte.

“Jo se Ronela është ndër shoqet e mia më të mira, por asnjë këngëtar nuk duhet të sulmohet në këtë lloj mënyre. ‘Eurovision’ është shumë i bukur dhe i vështirë. Sepse përfaqëson shtetin, pastaj veten. Ke shumë përgjegjësi dhe komentet më të vogla të ndikojnë. Më ka ardhur shumë keq për reagimin ndaj Ronelës.

Komentet nga profesionistët nuk është se më prekin shumë se kam 20 vjet në këtë punë dhe kam patur shumë gjëra të tilla. Nuk mund të trajtohet kështu një artist. Performanca e saj në Festival ka qenë më e bukura. Në gjysmëfinalen e Eurovision ishtë ndër këngët që duhej të ishte në finale edhe sikur të kishte performancën më të keqe. Kishte energji të mirë dhe duhej nga gjithë publiku", tha Anxhela.