Nga Shqipëria / E Martë 14 Qershor 2022, 20:08

Blero thyen heshtjen, flet për herë të parë rreth ndarjes nga Afrona

Blero ka reaguar pas lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi mbi ndarjen e tij nga Afrona Dika. Ai ka folur një ditë pasi u vu re se ai dhe Afrona kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami. 

I ftuar në “Shqipëria live”, këngëtari u shpreh se lajmet nuk i ka lexuar, ndërsa për heqjen e fotove nga Instagrami deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vetë.

“Unë Instagramin tim nuk e kam personal, e kam biznes e kontrollon kompania ime nuk e di se çfarë ka ndodhur. Portalet të bëjnë punën e tyre unë timen nuk kam koment, nuk merrem me këto lajme hiç fare, kam punë më të rëndësishme. Unë s’kam interes t’i lexoj, nuk kam qasje në portale nuk e di, nuk më shqetësojnë lajmet sepse skam interes”, tha Blero.