Jeta private e Fjolla Morinës ka qenë prej disa kohësh shumë e komentuar. Pak kohë pasi u martua me biznesmenin Fisnik Syla, në një ceremoni luksoze në Maldive, ata zbuluan se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Por mesa duket Fjolla e ka hedhur pas historinë me Sylën. Ajo ka bërë së fundmi një postim, ku shfaq një unazë të madhe me diamant, e vendosur në gishtin e martesës.

Unaza mund të jetë edhe thjesht një dhuratë, por gjithsesi na mbetet të presim për një sqarim nga vetë Fjolla.
