Monika Lubonja duket se ka ironizuar deklaratat e bujshme të Dritan Bramës për raportin e tij me Ilir Shaqirin. Teksa ishte e ftuar në një festë, Monika postoi një video ku tregoi se rastësisht ka takuar edhe Tan Bramën, të cilin e cilëson si “një nga miqtë e saj më të mirë.”
Biseda:
Monika Lubonja: Në këtë mbrëmje të bukur unë jam takuar me një nga miqtë e mi më të mirë, Tanin.
Tan Brama: Monika kënaqësi që të pashë!
Monika Lubonja: Tani je i mrekullueshëm edhe rroftë sa më shumë miqësia jonë.
Tan Brama: Faleminderit edhe shoqëria e pastër nuk vdes kurrë!

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, koreografi Tan Brama deklaroi se Ilir Shaqiri i shkruante vetëm për interes e madje nuk e pyeste as për familjen.
“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”, tha Tan Brama.
Iliri iu përgjigj deklaratës së tij në një prononcim për “Panorama Plus”. Ai ka treguar një bisedë pas dasmës së tij, ku duket ka ka pasur komunikim me Tanin dhe nuk e ka përdorur vetëm për interes.
