Nga Shqipëria / E Martë 14 Qershor 2022, 08:08

Babai i vendosi emrin Alban, këngëtari italian zbulon lidhjen e veçantë të të atit me vendin tonë

Këngëtari i mirënjohur italian Albano Carrisi ishte i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Carrisi ka treguar se emrin ia ka vendosur i ati pasi ka qenë shumë i lidhur me tokën shqiptare. 

Artisti tregoi se babai i tij ka qenë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë.

"Babai im ishte italian dhe duke qenë këtu në luftë në 40-ën i tha mamasë time që quaje Alban se do të jetë fati ynë. Babai im e donte shumë këtë tokë sepse në Luftën Botërore, ai më tha që shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë, kështu që prandaj jam i lidhur me këtë tokë kaq shumë", tregoi Carrisi.