Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Dhjetor 2017, 16:04

2 miliardë lekë shpërblime nga qeveria, zbuloni nëse përfitoni dhe ju

Ditën e sotme Orgeta Manastirliu,ministre e Shëndetësisë dhe Olta Xhaçka ministre e Mbrojtjes kanë dal në një konferencë për mediat ku dhe kanë lajmëruar shumat që do të jepen si shpërblim gjatë fundvitit dhe cilat kategori i përfitojnë ato.

Sipas Olta Xhaçkës 2970 efektivëve të Forcave të Armatosura u është akorduar një fond prej 63 milion lekësh në shenjë mirënjohjeje për punën e jashtëzakonshme gjatë këtij viti.

Ajo gjithashtu ka tregua se bëhet fjalë për një fond prej 2 miliard e 253 milion lekësh që do të shpërndahet në këto kategori: 79,370 përtues të ndihmës ekonomike dhe 67,311 përtues persona me aftësi të kufizuara do të marrin 20 mijë lekë të vjetra shpërblim. 30 mijë lekë të vjetra shpërblim do të marrin personat që marrin pension pleqërie, invaliditeti familjar dhe qyteti (497,242); personat që marrin pension sipas ligjit për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore (132,530); personat me trajtim të veçantë nanciar dhe persona që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake (981); personat që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi (11,876); personat që marrin pension pleqërie për minatorët (3,037); personat që nuk përtojnë pension por shërbim nanciar si veteranët (2,250).

Burimi:Top Channel.