Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Dhjetor 2017, 16:04

Nuk do ta besoni si duket sot Lola e ‘Njerëz dhe fate’

Seriali i parë shqiptar ‘Njerëz dhe Fate’ ka qenë padyshim një nga serialet më të ndjekura të asaj kohe dhe personazhet e tij si Era, Flori, Lola , u bënë shumë të famshëm në vendin tonë gjatë atyre viteve.

Ata tashmë të gjithë kanë ndryshuar dhe shumica prej tyre kanë vazhduar karrierën e tyre të aktrimit, ndërsa shumë të tjerë kanë hequr dorë dhe janë larguar jashtë vendit për një jetë më të mirë. Njëra prej tyre është edhe 'Lola', e cila të themi të drejtën në fotot e reja që janë publikuar nuk do ta njihni fare. Ajo prej vitesh është zhvendosur në SHBA së bashku me bashkëshortin dhe ndryshimi i saj në pamje do t’ju habisë.

Aktorja Valbona Imami është shfaqur së fundmi në disa foto me një look tepër natyral, ku të themi të vërtetën nuk ngjason fare me Lolën e’ Njerëz dhe fate’, por sado që të ndryshojë ajo gjithmonë do të mbetet një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar.