Nga Shqipëria / E Diel 12 Qershor 2022, 21:09

Enca flet për herë të parë për shtatzëninë

Enca ka marrë sërish vëmendjen e këtë herë po përflitet rreth një shtatzënie të mundshme. Të paktën kështu shkruanin disa media derisa këngëtarja ka vendosur të flasë.

Ajo ka postuar një foto nga lajmi dhe ka shkruar se është në pritje vetëm të projekteve të reja dhe pushimeve.

"Edhe nja 5 vite s'e kam ndërmend", shkruan Enca.

Kujtojmë që së fundmi e ftuar në “Goca dhe Gra”, Enca foli për jetën e re në Dubai dhe arsyen pse zgjodhi atë vend.

"Shkova për herë të parë para një viti. Shoqja ime e ngushtë që jeton aty këmbënguli që unë duhet të shkoja patjetër për ca ditë pushim aty. Thashë ok dhe shkova vjet për herë të parë, më pëlqeu ekstrem shumë, e gjeta veten shumë pjesë e këtij qytetërimi e kulture. Dubai është vendi më i sigurt që kam qenë ndonjëherë. Askush nuk të prek gjërat e tua edhe nëse i lë dy orë në një vend. Askush nuk të prek me dorë nuk të ofendon. Edhe në zonat që nuk janë të njohura e të pasura, nuk ekzistojnë krime apo abuzime dhe kjo e bën shumë të sigurt. Është vend veror dhe ky është një ndër arsyet e tjera pse më pëlqen aq shumë, do të jetoja gjithmonë në plazh. Kam krijuar shumë shoqëri e kontakte pune, bashkëpunime që do të vijnë. Ndihem shumë mirë e për momentin jam duke jetuar mes Dubait dhe Europës", tha Enca.