Që në momentin që Ilir Meta u bë President i Republikës, bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi e bëri të qartë që ajo tashmë do ishte vetëm kryetarja e LSI-së, duke hequr kështu dorë nga roli i ‘Zonjës së Parë’. Dhe siç e kemi parë ashtu edhe ka ndodhur pasi në çdo dalje publike presidenti shihet i shoqëruar nga vajza e tij e vogël Era, ndërsa Monika ka vazhduar të bëjë rolin e opozitares.

Ditën e sotme ajo është pyetur për çështjen e kryeprokurorit të ri, nëse ishte koha që Ilir Meta bashkëshorti i saj, të thërriste në një bashkëbisedim Bashën dhe Ramën, Kryemadhi i habiti të gjithë me përgjigjen e saj.

“Kam 12 ditë që s’e kam parë, të jem e sinqertë unë erdha në darkë, ai iku sot në mëngjes. Nuk më intereson çfarë bën Presidenti i Republikës, mendoj që kjo është një sjellje e klasës politike që duhet të ndryshojë, duke filluar nga mazhoranca e para. Kemi ftesën për bashkëpunim të Ramës për Bashën, për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm. Nëse Rama e ka të sinqertë zbatimin e Reformës në Drejtësi, të ulemi të ndryshojmë nenin për shoqërinë civile në Kushtetutë, përderisa ajo nuk vjen me kandidatura”, tha kryetarja e LSI-së.


