Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ishte së fundmi e ftuar në “Why Not”, ku mes të tjerash foli dhe për jetën private. Moderatorja Roza Lati e pyeti rreth planeve për fëmijë me Dj Geek.

Dafina tha se ia kanë lënë kohës, por do donte të kishte dy binjakë, një vajzë dhe një djalë.

"Sa i përket planeve për fëmijë, çdo gjë ja lëmë kohës. Për mua nuk ka lidhje nëse është çun apo gocë. Unë e kam ndjerë mungesën e një vllau. Gjithmonë kam thënë që dua një çun, po tash dua një gocë, një miniDafina. Ndoshta më mirë të bëhen binjakë një vajzë një djalë”, u shpreh ajo.



