Nga Shqipëria / E Diel 12 Qershor 2022, 12:12

Nga Londra, Ermali nuk e kurseu një përshkrim epik për Amin

Ermali dhe Ami ndodhen së fundmi me pushime në Londër, nga ku nuk i kanë kursyer fotot në rrjete sociale. Vetëm pak minuta më parë Ermali ka ndarë me ndjekësit një foto krah Amit, ku vetë shihet i shtrirë në tokë.

Si gjithmonë, ai nuk e ka kursyer një përshkrim epik krahas fotos. “Për ekskursion me shoqen e dhomës”, ka shkruar producenti.

Kujtojmë se Ermali do të vijë së shpejti me sezonin e dytë të serialit “H.O.T”. Seriali me autore Klaudia Brahimaj dhe regji të Bjordi Mezinit, është një bashkëprodhim i producentëve Ermal Mamaqi dhe Dritan Huqi.