Nga Shqipëria / E Diel 12 Qershor 2022, 09:09

Xhaferi për Bora Zemanin: Më trajtoi si kalama, nuk u ndala duke sharë...

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Xhafer Thaqi ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku mes të tjerash u pyet dhe rreth moderatores Bora Zemani.

Ai tha se marrëdhënia me Borën ka qenë e mirë, përpos një rasti kur ajo e ka trajtuar si fëmijë.

“Me Borën kam qenë gjithmonë mirë, po një herë kanë qenë duke biseduar gocat, si bëhet rrëmujë aty dhe m’u drejtua mua pa pasur faj, më tha “boll ti se po bën si kalama”. Nuk u ndala duke sharë, jo Borën, por në emision. U nxeha por nuk ka pasur gjë të madhe me Borën dhe pse nuk është e këndshme t’i drejtohesh dikujt ashtu”, tregoi Xhaferi.