Besa Kokëdhima ishte e ftuar në “A live night”, ku bëri një rrëfim të rrallë mbi jetën e saj. Artistja u ndal edhe të një nga momentet më të vështira, kur babai i saj, biznesmeni i njohur Koço Kokëdhima u infektua me Covid.

Besa e quajti periudhën më të tmerrshme që ka kaluar familja e saj teksa pranë të atit ishte vetëm ajo dhe e ëma.

“Babain tim e zuri Covidi dhe e kaloi në mënyrën më të rëndë të mundshme. Kemi kaluar një periudhë të tmerrshme. Të udhëtuarit në atë moment ishte shumë e vështirë. Unë isha në Francë, nga Franca shkova në Turqi, motrat ishin këtu, një pjesë e informacionit nuk transmetohej, ishte presion nga familjarët se çfarë po bëhej. Isha vetëm unë dhe mami atje. Ishim shumë të frikësuara. Mami arriti të futej në dhomë me të, edhe pse nuk lejohej sepse një mbrëmje pati një moment ku oksigjeni kishte rënë shumë dhe sigurisht që i jam shumë falenderuese Zotit që është sot këtu”, tregoi Besa.

