Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Qershor 2022, 15:03

Policia ndërpret koncertin e Mozzikut, çfarë ndodhi

Mbrëmjen e djeshme Mozzik duhej të performonte në një klub të Tiranës, mirëpo për shkak të policisë që ka ndërhyrë duke ndalur muzikën, ai nuk ka mundur.

Reperi ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ka sqaruar të gjithë situatën.

“Kishte forca të Policisë brenda që e ndalën muzikën. Nuk e di këto vendime e këto kufizime kush i bën por janë gabim. Ndërkohë që të gjitha kufizimet janë larguar, qenka ende muzika problem. Sinqerisht është hera e parë e imja që më ka ndodhur kjo situatë”, ka shkruar Mozzik teksa iu ka kërkuar falje të gjithëve që po prisnin performancën.