Hueyda El Sayed pak kohë më parë deklaroi se i kishte dhënë fund bashkëjetesës së saj me babain e djalit Gabriel. Ajo e ftuar në Top Show tregoi se ata të dy ishin ndarë për shkak të tradhëtisë. Edhe pse ka dashur që mos të diskutohej më për këtë temë, ish balerina mesa duket ka reaguar ditën e sotme për këtë tradhëti.

Me anë të një statusi që ajo ka shpërndarë pak kohë më parë ka treguar për ndjesitë negative që ka përjetuar kur u tradhëtua nga ish partneri, duke ju drejtuar Mishelit me fjalët “Qofsh i parajsës”. Duke treguar në këtë mënyrë se ai tashmë nuk ka asnjë domethënie për të.

“Eshte ora 7 e mengjesit e ndersa pres me padurim te degjoj zerin më me jete per mua ne kete bote i cili si cdo mengjes do te me thote : «Mami eja, u zgjova une.», prej disa minutash nuk rresht se kujtuari ata qe me kane «tradhetuar» (me te dashuren «Zonjen Vdekje»). Dhimbja eshte aq e madhe sa mund te qaj tere mengjesin e dreken bashke, por zeri melodioz i Gabrielit te sapo zgjuar me dikton qe do te beja me mire t’i kushtoja vemendje atyre qe kisha ende prane… Ata qe adhuroj, qe i dua, familjes sime, miqeve (familja qe une kam zgjedhur te kem), ata qe vertet nuk i shoh çdo dite, por qe e dime sa shume e duam njeri-tjetrin… Jeta eshte shume delikate, koha vrapon dhe çdo minute eshte shume i vyer, ndaj dua ta jetoj kohen e mbetur plot dashuri. Dua t’ju dua ashtu siç e ndjej qe me duan aktualisht…
#Gabrieljetaime
#IParajsesqoftshMichelCarcassonne
*** Mezi po pres qe te mbaroj 2017a. 2018 do te jete viti im, e di” është shprehur ajo.

