Një emision i ri do të nisë pas disa muajsh në “Top Channel” dhe këtë lajm e ka bërë të ditur Sara Hoxha në “Më lër të flas”. Hoxha u shpreh se në tetor do të nisë një ndër projektet më të mëdha në Top Channel, “Dancing With the Stars”.

Sara Hoxha: Po punoj bashkë me një skuadër fantastike në “Top”, për një projekt shumë të rëndësishëm që fillon nga tetori, që është “Dancing With the Stars”.
Besoj është projekti më i madh në Top, sezonin që vjen, është një format i BBC që është parë në Shqipëri, por besoj do të sjellim diçka më të update-uar, më për kohën. Përpos shumë projekteve të tjera, por me këtë merrem unë.

Kujtojmë se Sara Hoxha, bashkë me Lori Hoxhën ishin drejtueset e sezonit të parë të Big Brother VIP, spektakli që shënoi rekorde shikueshmërie në Shqipëri dhe jashtë saj.
