Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Dhjetor 2017, 14:02

Më në fund: Kjo është e dashura e Erik Fullanit

Djali i ish guvernatorit Adrian Fullani është kthyer vitet e fundit në një nga personazhet më të përfolur dhe kjo për shkak se ai ka krijuar një profil të tijin në botën e showbizzit, dhe shumë herë është bërë pjesë e lajmeve të ndryshme.

Dje Eriku ka festuar  ditëlindjen e tij dhe kështu ka zbuluar se është edhe në një lidhje, pasi surprizën më të bukur ai e ka marr nga e dashura e tij. Ai ka postuar në instagram disa fotografi ku ka treguar se në fillim ka ngrënë një dark romantike me vajzën në fjalë dhe më pas ajo i ka përgatitur një surprizë që e ka lënë pa fjalë Erikun. Vajza ka zbukuruar ambientin e tyre të fjetjes me trëndafila dhe tullumbace.

“Gëzuar ditëlindjen beb” ka shkruar ajo.

Këtë pamje e ka shpërndarë Eriku në instagram ku ka shkruar: “Shi c’punon” duke treguar habinë e tij për këtë surprizë të të dashurës.